Futsal Shkupi bënë detyrën ndaj Kratovës, fiton edhe Velesi (Rezultatet+Tabela)

Skuadra kampione në fuqi e Maqedonisë në futbollin në palestër, Shkupi pa shumë probleme ka mundur Kratovën në ndeshjen e javës së 25-të, njofton “infOSport.mk”. Skuadra “bardhekaltër” nga Çairi shënoi fitore 7:3, duke vazhduar kështu luftën për titullin e kampionit bashkë me Velesin, që në një ndeshje dramatike me rezultatin 7:5 mundi ish kampionët e vendit, Zhelezarecin.

Futsal Shkupi pjesën e parë ndaj Kratovës e mbylli epërsinë 3:1, ku në mesin e autorëve ishin Rexhep Sulejmani, Erkan Seferi dhe Burak Memedi. Ky i fundit në pjesën e dytë shënoi edhe golin e dytë personal, dy gola gjatë kësaj pjese shënoi edhe Haris Fazlija, teksa një gol tjetër shtoi edhe Ismet Ceka.

Me këtë fitore Futsal Shkupi tashmë numëron 60 pikë, një më pak se Velesi në vendin e parë, teksa Kratova vazhdon të qëndrojë në pozitën e tretë, duke lënë pas Zhelezarecin dhe Juventus Seravën.

Skuadra “bardhezi” nga Serava të enjten u mund në transfertën në Gjevgjeli ndaj CIKO-s, teksa Astibo në Shtip me rezultatin 9:3 mundën SEEU Tetovën.

Leave a Reply