Super lajm për Barcelonën në prag të ndeshjes me Realin

E diela është e rezervuar për super derbin spanjoll, ndryshe e njohur si “El Clasico”, ku mejdanin ndajnë Barcelona dhe Reali i Madridit. Në prag të këtij takimi, trajneri “katalunas”, Ernesto Valverde ka marrë një lajm të mirë, pasi mësohet se dy mesfushorët Iniesta dhe Kutinjo do të startojnë kundër Realit të dielën në “Kamp Nou”.

Kjo do të thotë se e gjithë skuadra është në dispozicion të Valverdes për “El Clasicon” e nesërme, e katërta këtë sezon (dy në Superkupën e Spanjës dhe një në kuadër të La Ligës).

Andres Iniesta është stërvitur normalisht dje me ekipin dhe pritet edhe sot të stërvitet me intensitet më të lartë, për të qenë titullar në “Kamp Nou” kundër Real Madridit.

Leave a Reply