FC Shkupi i pafat, Europa sa afër, aq larg! (VIDEO)

FC Shkupi ishte shumë i pafat në takimin e sotshëm ndaj Skopjes në stadiumin në lagjen e Hekuranës, pasi një gol i shënuar një minutë para fundit të takimit nga ana e vendasve, u mohoi atyre fitoren, e cila do i afronte ata edhe më shumë drejt vendeve që sigurojnë Europën, njofton “infOSport.mk”.

Kështu me këtë barazim të përzgjedhurit e trajnerit Zekirja Ramadani, shohin veten shumë larg, edhe pse gjithçka do të vendoset në tre javët e fundit, ku skuadra nga Çairi nuk guxon të gabojë.

FC SHKUPI SHËNON NDAJ SKOPJES

FC SHKUPI SHËNON NDAJ SKOPJESSKOPJE – FC SHKUPI 0:1(A. Jasharoski 7')

Публикувахте от infosport.mk в 6 май 2018 г.

FC Shkupi avansoi që në minutën e 7-të në këtë transfertë, kur një harkim i Bazhe Ilijoskit, u mirëprit shumë mirë nga ana e Alen Jasharoskit, i cili me kokë shënoi për 0:1.

Ky rezultat ishte valid deri në fund të takimit, ndërsa kur “bardhekaltërit” nga Çairi po përgatiteshin për festë, ashtu nuk mendoi edhe kapiteni i Skopjes, i cili shënoi një super gol në rrjetën e Zendelit, për barazim të rezultatit në 1:1.

FILIP PETKOVSKI SHENON DHE BARAZON FARE NE FUND NDAJ FC SHKUPIT

FILIP PETKOVSKI SHENON DHE BARAZON FARE NE FUND NDAJ FC SHKUPITSKOPJE – FC SHKUPI 1:1(F. Petkovski 89')

Публикувахте от infosport.mk в 6 май 2018 г.

Në fund vetëm nga një pikë për skuadrat shkupjane, që renditen në pozitat 7 dhe 8. FC Shkupi me 39 pikë mban pozitën e 7-të, teksa Skopje pas një kohe të gjatë ndodhet jashtë dy pozitave të ftohta, duke u renditur në pozitën e 8-të me 32 pikë.

Leave a Reply