Dy gola brenda 5 minutave në “Kamp Nou”, Barcelona – Real M. 1:1 (VIDEO)

“El Clasico” e 238 ka filluar në mënyrë të shkëlqyeshme, ku brenda 15 minutave të para janë shënuar dy gola, nga një në secilën anë.

Një super kundër sulm i ka dhënë avantazhin Barcelonës në derbin më të madh të Europës kundër Realit të Madridit, që në këto momente po zhvillohet në “Kamp Nou”, njofton “infOSport.mk”.

Serxhi Roberto nga e djathta për mrrekulli harkoi në zonë, ndërsa në shtyllën e dytë, Luis Suarez e priti atë top, për ta vendosur më pas në rrjetën e Kejlor Navas. E gjithë kjo ndodhi në minutën e 10-të, teksa vetëm 5 minuta më pas një aksion i bukur i “madrilenëve”, i mundësoi Kristiano Ronaldos për të barazuar rezultatin në 1:1.

Leave a Reply