Sonte finalja e Kupës së Italisë, Juventus – Milan

Sonte do të zhvillohet ndeshja finale e Kupës së Italisë midis Milanit dhe Juventusit.

Juve që është shumë afër të siguroj titullin e 7-të radhazi, kërkon që këtë sezon ta mbyll me dy trofe të fituara, pasi në Ligën e Kampionëve nuk shkoi më lartë se në çerekfinale ku u eliminua nga Real Madridi, teksa Milani po kërkon daljen në Ligën e Europës, ndërsa pikërisht përmes këtij titulli do të kualifikohej drejtpërdrejt në grupet e kompeticionit më të rëndësishëm europian.

Dy nga skuadrat më të trofeshme të Italisë trofeun e Kupës do ta diskutojnë në stadiumin “Olimpiko” me fillim prej orës 20:45.

Leave a Reply