FFM, pa makinë të ndihmës së shpejtë, nikoqiri humb ndeshjen në tavolinë

Kur kanë mbetur edhe tre javë deri në fund të sezonit 2017/2018 në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, dhe kur Shkëndija në mënyrë shumë bindëse ka siguruar titullin e kampionit para Vardarit, paqartësitë e vetme janë se cilat skuadra do të prezantojnë vendin në ndeshjet eliminatore të Liga Europa, dhe cilat skuadra do të luajnë në Ligën e Dytë, e cila skuadër do të luaj në balotazh.

FFM për të mbrojtur integritetin e kampionatit në Rregulloret e saja ka paraparë edhe disa mekanizma mbrojtës të ndershmërisë së futbollit. Në rregulloren për gara të miratuar në vitin 2014-të, në nenin 42 thuhet se: “Në të gjitha nivelet e garave, skuadra nikoqire ka për obligim sigurimin e makinës së ndihmës së shpejtë si dhe ekipit të licencuar të mjekëve”, transmeton “Alsat-M”.

Për dallim nga ky nen i rregullores për gara, ku nuk parashihen sanksione për mos pasje të makinës së ndihmës së shpejtë, në nenin 8 të propozicioneve për gara në LPFM, të miratuar para nisjes së këtij sezoni thuhet: “Në rast se skuadra nikoqire në tre javët e fundit nuk siguron makinë të ndihmës së shpejtë, ndeshja nuk do të luhet dhe e njëjta do të regjistrohet me rezultat zyrtar në favor të skuadrës udhëtuese.”

Gjithashtu nga FFM njoftuan se ndeshjet e tre xhirove të fundit do të zhvillohen në orarin e caktuar dhe nuk është paraparë anulim i ndeshjeve përkatëse.

Leave a Reply