Në pritje të dënimit të Skënderbeut, UEFA ka zyrtarizuar Kukësin

Në pritje se çfarë do të ndodhë me çështjen “Skënderbeu”, skuadra e Kukësit është praktikisht në vazon e parë të Ligës së Kampionëve.

Skuadra nga verilindja e Shqipërisë dje edhe zyrtarisht siguroi vendin e dytë në Superligën shqiptare, kështu që UEFA e zyrtarizoi në vazon e më të fortëve në turin e parë.

Skuadra e trajnerit austriak, Pakult, e sheh veten në vendin e 12-të, tek ekipet e forta që do të marrin pjesë në turin e parë të Ligës së Kampionëve, teksa lista kryesohet nga skuadra kampione e Bullgarisë, Ludogorets.

Në rast se Kukësi merr pjesë në Ligën e Kampionëve, do të shmangë ekipet e forta si Selltik, Karabag, APOEL, etj.

Gjithsej 30 skuadra pritet të luajnë në raundin e parë kualifikues, ndërsa skuadrat e eliminuara nga ky raund, kalojnë direkt në raundin e dytë të kualifikuese të Liga Europa.

Leave a Reply