Pronari i FC Shkupit, Shefshet Demiri organizoi iftar për ekipin dhe gazetarët (FOTO)

Kryesia e klubit të FC Shkupit në me krye pronarin Shefshet Demirin mbrëmjen e së mërkurës organizoi një iftar të përbashkët me ekipin dhe gazetarët sportiv të vendit.

Në iftarin e organizuar në njërin prej resteoranëve të çarshisë së vjetër të qytetit të Shkupit, morën pjesë futbollistët e ekipit të parë së bashku me stafin teknik të Zekirija Ramadanit, trajnerët dhe kordinatorët e shkollës së futbollit Shkupi, gazetarë të sportit nga redaksi të ndryshme të vendit, duke nisur nga televizionet, gazetat dhe portalet si dhe mysafir nga sfera e futbollit në mesin e të cilëve edhe drejtori sportiv i Skenderbeut Haris Fakiç.

Pronari Demiri së bashku me drejtorin sportiv Omer Bunjakun dhe kryetarin Suat Alija faleminderuan të pranishmit që iu përgjigjën pozitivisht ftesës për pjesëmarrjen në këtë iftar të përbashkët, duke ndarë në të njejtë kohë edhe gëzimin dhe entuziazmin për marrjen e licencës për të luajtur në Evropë, e cila zyrtarisht u dha pasditën e së mërkurës.

Kryesia e skuadrës nga Çairi gjithashtu  paralajmroi se do të ketë transferime dhe prurje të reja  te Shkupi gjatë kësaj merkato verore, në të cilën janë duke punuar intenzivisht për të kompletuar ekipin për garat Evropiane.

Leave a Reply