Falkao për interesimin e Milanit: Nder që më kërkon një klub i tillë

Milani edhe këtë vit dështoi për tu rikthyer në Ligën më prestigjioze europiane. “Kuqezinjtë” nga Milano e mbyll sezonin në pozitën e 6-të, duke siguruar një vend vetëm për në ndeshjet e Liga Europa, ndërsa e gjithë kjo po bënë që drejtuesit e skuadrës nga Milano të mendojnë që në skuadër të sjellin futbollistë të mirënjohur dhe me përvojë, që sezonin e ardhshëm do bënin atë hapin e fundit për t’ia rikthyer Milanit lavdinë.

Një ndër emrat që përmendet si përforcim i mundshëm i “rossonerëve” është edhe ai i sulmuesit të Monakos, Radamel Falkao, i cili aktualisht po stërvitet me Kombëtaren e Kolumbisë në prag të KB “Rusi 2018”.

Një interesim i këtillë i ka pëlqyer edhe vetë sulmuesit kolumbian, i cili nuk e ka mohuar lajmin për një kalim të mundshëm te Milani: “Kam lexuar për interesin e Milanit. Është nder që një klub i tillë të të ndjekë. E ndjek futbollin italian dhe di që “Seria A” është një kampionat shumë i vështirë. Milani është skuadra e dytë më e titulluar në Ligën e Kampionëve. Për momentin jam në kontratë me Monakon, por realisht më pëlqen Italia dhe futbolli italian”, tha Falkao.

Sulmuesi kolumbian me skuadrën nga Principata ka kontratë deri në vitin 2020, mirëpo drejtuesit e Milanit për të bindur homologët e tyre janë të gatshëm që në këtë marrëveshje të përfshijnë edhe sulmuesin e ri portugez, Andre Silva.

Leave a Reply