Bozhinovski dhe Mitrev vazhdojnë kontratat me Rabotniçkin

Rabotniçki përveç emrave të rinj që po sjellë në skuadër, njëkohësisht po mendon edhe për futbollistët aktual që ka në skuadër, duke vazhduar kontratat me një pjesë të tyre.

Kësisoj “romantikët” sot vazhduan kontratat me portierin Daniel Bozhinovski dhe mbrojtësin Dean Mitrev. Ky i fundit vazhdoi kontratën për një vjet, teksa portieri Bozhinovski firmosi kontratë dy vjeçare.

Rabotniçki të hënën me fillim në ora 11:00 do të ketë grumbullimin e parë në prag të sezonit të ri, ku edhe këtë vit skuadra shkupjane do të prezantojë vendin tonë në eliminatoret e Liga Europa.

Në grumbullimin e parë që do të drejtohet nga kryetrajneri Gjore Jovanovski, prezent pritet të jenë edhe përforcimet e reja, Oliver Peev, Filip Petkovski, Ljubomir Stevanoviç dhe Dushan Steviç.

Leave a Reply