Xhufo i Shkëndijës pjesë e stërvitjes së parë me Vardarin

Skuadra e Vardarit me shumë fytyra të reja ka nisur përgatitjet për sezonin e ri ku si provë kryesore fillimisht do të ketë garat eliminatore të Liga Europa, që më pas të përgatitet edhe për sezonin e ri në Ligën e Pparë Futbollistike të Maqedonisë, njofton “infOSport.mk”.

Në grumbullimin e parë të trajnerit Boban Babunski prezent ishin edhe tre emrat e rinj të skuadrës shkupjane, Filip Najdovski, Darko Micevski si dhe Viktor Nildo Xhufo, braziliani i cili më parë kishte veshur edhe fanellën e Shkëndijës së Tetovës. Ai te skuadra e Vardarit vjen nga rradhët e Flamurtarit të Vlorës, ndërsa drejtuesit e nënkampionëve të Maqedonisë për ditët në vijim kanë paralajmëruar edhe përforcime të reja.

Skuadra fillimisht në Shkup do të punoj me një program të dyfishtë stërvitor, që më pas të transferohet në Slloveni, ku do të zhvillojë edhe fazën kryesore të përgatitjeve.

Leave a Reply