Talentit Fazliu i bashkohet edhe një talent tjetër shqiptarë te Rabotniçki

Përveç talentit Lavdrim Fazliu, që tashmë një kohë të gjatë është pjesë e Rabotniçkit dhe vazhdimisht stërvitet me ekipin e parë, pjesë e “romantikëve” në të ardhmen do të jetë edhe një talent tjetër shqiptarë, njofton “infOSport.mk”.

Fjala është për Besnik Feratin, mesfushorin e deritanishëm të FC Shkupit, i cili vendosi që të ndryshojë mjedis dhe të vihet nën urdhërat e trajnerit Gjore Jovanovski, një strateg ky që njihet si kultivues i talentëve të rinj.

Me Jovanovskin si kryeshef që të dy këta futbollistë shqiptarë pritet të rriten shumë dhe të ecin para në karrierën e tyre, ndërsa me shumë gjasa sezonin e ri futbollistik do të marrin besimin e tij.

Leave a Reply