Ja si e komentojnë largimin e Alen Jasharoskit nga tabori i FC Shkupit

Edhe pse Alen Jasharoski e kishte vazhduar kontratën me Shkupin edhe për dy vite, ai sot është larguar nga skuadra në drejtim të Kosovës, ku do të jetë pjesë e KF Prishtinës.

Marrëveshja në fjalë mes Jasharoskit dhe Shkupit ishte e vlefshme për dy vite, ndërsa klubi i kishte mundësuar që vetëm në rast të ndonjë oferte nga klube evropiane, do ti hapte dyert që ai të vazhdojë karrierën e tij në tjetër klub.

Edhe pse rroga e Jasharoskit është rritur për 70%, nuk ka mjaftuar që ai të vazhdojë të mbetet me klubin bardhekaltër nga Shkupi, qëndron në faqen zyrtare të klubit nga Çairi, që me siguri ditëve në vijim pritet të sjellë ndonjë emër tjetër në repartin ofenziv, që pritet të udhëhiqet nga veterani, Bazhe Ilijoski.

Leave a Reply