U lëndua ndaj Perusë, Kvist humb Botërorin “Rusi 2018”

Mesfushori i Kombëtares së Danimarkës, Vilem Kvist nuk do të jetë në gjendje për të ndihmuar skuadrën e tij deri në fund të kampionatit Botëror. Një gjë të tillë njoftoi trajneri i danezëve, Oge Harejde në konferencën për shtyp menjëherë pas përfundimit të ndeshjes ndaj Perusë, në të cilën ndeshje Danimarka falë golit të shënuar nga Jusuf Poulsen shënoi fitore minimale 1:0.

“Kvist më nuk do të jetë bashkë me ne në këtë turne” – tha Harejde.

Në mesin e pjesës së parë Kvist pati një përplasje të ashpër me një nga futbollistët e Perusë, ku si pasojë doli nga loja me brinjë të thyer.

Kvist me barelë braktisi fushën në minutën e 35-të, ndërsa vendin e tij e zuri, Lase Shone.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply