Disa klube turke vihen pas kroatit Kaliniç

Sulmuesi i Milanit, Nikolla Kaliniç pëlqehet nga tre skuadra turke. Interes për shërbimet e kroatit ka shfaqur Galatasaraji, Fenerbahçe dhe Beshiktashi, njoftojnë mediat turke, përcjellë “infOSport.mk”.

Kaliniç të ardhmen e tij e sheh larg Milanos, pasi dështoi ti tregoj vlerat e tij të vërteta në sezonin e tij të parë me fanellën “kuq e zi”.

“Rossonerët” harxhuan 25 milion euro verën e kaluar për të marrë Kaliniçin nga Fiorentina, mirëpo sulmuesi kroat në 41 ndeshje me Mialnin realizoi vetëm 6 gola.

Përveç Turqisë, si opcion për vazhdimin e karrierës së tij, Nikolla Kaliniç sheh edhe Spanjën dhe skuadrën e Seviljas, që gjithashtu po e vëzhgon atë.

Leave a Reply