“Komitët” festojnë dhe fyejnë shqiptarët (VIDEO)

Suksesi historik i skuadrës së Vardarit që u kualifikua në fazën e grupeve të Liga Evropës, ka gëzuar opinionin sportiv në Maqedoni, ndërsa ata që më së shumti iu gëzuan këtij hapi ishin tifozët ultras të kësaj skuadre të njohur si “komitët”.

Ekipi i Vardarit në orët e para të mëngjesit ka arritur në aeroportin e Shkupit, ndërsa është pritur nga tifozë të shumtë, me festën që ka vazhduar edhe në kryeqytet. Mirëpo në një video të shfaqur në internet, shihet qartë që gjatë festimit të tyre tifozët “komitët” fyejnë shqiptarët, duke i quajtur “Indianci”, nofkë kjo që ish ministrja e Punëve të Brendshme, Gordana Jankullovka i quajti shqiptarët gjatë kohës kur ishte në pushtet.

Kujtojmë që në mesin e tifozëve ishte edhe ish futbollisti i Vardarit, Goran Popovi.

Thirjet “Indianci” mund t’i shihni në videon më poshtë, më saktësisht nga minuta e 3 e 57-të skunda.

Комитите стигнаа од Истанбул и се споија со фудбалерите на Вардар

Публикувахте от Sport1-Media в 25 август 2017 г.

Leave a Reply