Super Belgjika zgjohet në pjesën e dytë dhe shpartallon Panamanë (VIDEO)

Kombëtarja e Belgjikës ka mundur Panamanë me rezultati 3:0 në ndeshjen e parë të grupit “G” në kuadër të Botërorit “Rusia 2018”, njofton “infOSport.mk”.

Që të tre golat belgët i realizuan gjatë pjesës së dytë, ndërsa i pari që hapi serinë  e golave ishte sulmuesi i Napolit, i cili në minutën e 47-të realizoi një super gol për rezultat 1:0.

Në minutën e 69-të Romelu Lukaku me kokë ngriti epërsinë e Belgjikës në 2:0, ndërsa po i njëjti futbollistë në minutën e 75-të shënoi edhe golin e dytë personal dhe tretin për kombëtaren e tij, që e nisi furrishëm Botërorin në Rusi.

Deri në fund të takimit Panamaja tentoi të shënojë golin e nderit, mirëpo pa sukses, ashtu që në fund Belgjika me meritë arriti deri tek tre pikëshi i parë në kuadër të grupit “G”, aty ku me fillim në ora 20:00 mejdanin do të ndajnë edhe Anglia dhe Tunizia.

Leave a Reply