Talenti shqiptarë i Fenerbahçes i gatshëm të luaj për Kosovën

Një nga talentet shqiptar që premton më tepër për të ardhmen, mund të themi se është padyshim edhe Adonis Shala. Ai u largua nga Vëllaznimi drejt Fenerbaçes në sezonin e shkuar, duke bërë një hap të madh në karrierën e tij. Disa herë i grumbulluar nga ekipi i parë dhe më pas i dërguar te U-21, mesfushori me tipare sulmuese i ka të qarta dëshirat për të ardhmen.

Në një intervistë për “RTV Dukagjini”, Shala është shprehur se dëshira e tij më e madhe është të luaj kundër Galatasarait dhe të marrë ftesën e Kosovës.

“Me Fenerbaçen jam bashkuar në janar, ku kam zhvilluar fazën përgatitore me ta në Antalia. Kam kaluar tek ekipi i tyre U-21, por jam grumbulluar edhe nga ekipi i parë.

Ka edhe klube të tjerë nga Superliga e Turqisë që kanë shprehur interesin për mua, por kam edhe një vit kontratë me Fenerbaçen. Për mua ishte ëndërr të takohesha me Soldadon dhe Valbuenën, pasi më parë i shihja vetëm në televizor.

Soldado më ka pritur më mirë dhe më ka folur shumë gjatë stërvitjes, por edhe Valbuena me lojtarët e tjerë. Dallimi më i madh i Turqisë dhe Kosovës është përgatitja fizike dhe fushat ku luhet futbolli. Kam parë ndeshjet e zjarrta kundër Beshiktashit dhe Galatasarait. Ëndrra ime më e madhe është të luaj kundër këtyre të fundit. Pas ndeshjeve të mia në Turqi besoj se do e marr ftesën nga Kosova. Do të vij me kënaqësi të luaj për Kosovën dhe do të jem gjithmonë i gatshëm”, ka thënë Shala. (vipsport.al)

Leave a Reply