Francës i mjafton Mbape, siguron 1/8 e finales (VIDEO)

Kombëtarja e Francës ka regjistruar edhe fitoren e dytë në kuadër të grupit “C”, duke mundur kësaj rradhe Perunë me rezultatin minimal 1:0, njofton “infOSport.mk”. Golin e vetëm të vlefshëm kualifikim për në raundin e dytë të garave, e realizoi Kilian Mbape në minutën e 34-të, gol ky që në fund doli të jetë edhe i vetmi i shënuar në ndeshjen e zhvilluar në Jekaterinburg para 32.789 shikuesve.

Me këtë fitore Franca kryeson renditjen me 6 pikë, dhe pavarësisht reuzltatit në ndeshjen e fundit kundër Danimarkës do të luaj në 1/8 e finales, ku edhe një barazim do ju mjaftonte gjelave për të ruajtur pozitën e parë.

Në vend të dytë në këtë grup renditet Danimarka me 4 pikë, që sot barazoi ndaj Australisë.

Leave a Reply