Shaqiri: Ende nuk është vendosur asgjë, të mundim edhe Kosta Rikën

Autori i golit të fitores për Zvicrën ndaj Serbisë, Xherdan Shaqiri pas përfundimit të ndeshjes ka thënë se skuadra e tij ende nuk ka mbaruar punën.

Sonte Zvicra falë golave të shënuar nga dyshja shqiptare, Xhaka – Shaqiri mundën Serbinë me rezultatin 2:1, ndërsa Shaqiri golin e fitores e realizoi në minutën e 91-të.

“Jemi shumë të lumtur. Kjo fitore na hap dyert drejt fazës tjetër. Serbët luajtën shumë mirë dhe meritojnë respekt. Shumë flitej për përzierjen politikës në futboll.  Unë për vete nuk kam ndjenja të tilla, thjesht gëzohem që fituam. Ende asgjë nuk është vendosur, andaj kundër Kosta Rikës duhet të kemi një qasje edhe më serioze” – ishte deklarata e Shaqirit pas fitores së madhe ndaj Serbisë.

Leave a Reply