FC Shkupi nuk ndalet, vazhdon të përforcojë mbrojtjen

FC Shkupi vazhdon të jetë aktiv në afatin kalimtar të verës, duke u përforcuar për sezonin e ri futbollistik vendor, por njëkohësisht edhe për paraqitjen në UEFA Ligën e Konferencës së Evropës, garë kjo e cila po përjeton edicionin e parë këtë vit.

Drejtuesit e skuadrës nga Çairi gjatë ditës së sotme kanë prezantuar mbrojtësin e krahut të djathtë, 29 vjeçarin Tome Kitanovski, i cili vishet bardhekaltër pasi ka lënë pas vetes ekipin e Makedonija Gj.P., me të cilën skuadër në sezonin që lamë pas kishte 29 paraqitje, duke regjistruar gjashtë  asistime dhe mbajti skuadrën nga lagja e Gjorçes deri në fund në garën për një vend në Evropë.


FC Shkupi nuk ndalet, akord me ish futbollistin e Kukësit!


“Te Shkupi erdha duke ju falënderuar drejtorit sportiv Omer Bunjaku me të cilin ishim në bisedime, e që më bindi me planin dhe programin që kanë për këtë sezon, kjo do të thotë të jemi në pjesën më të lartë të tabelës në Maqedoni. Shpresoj  që do ta përmbushim qëllimin e klubit, gjithashtu edhe tifozëve. Shpresoj që të mbesim sa më gjatë edhe në garat evropiane. U premtoj tifozëve luftë maksimale në fushë, tjetra do të vijë nga vetja”, është shprehur për faqen zyrtare Kitanovski.

Karriera e Kitanovskit është mjaft e pasur, ai përveç se ka luajtur në kampionatin vendor me ekipet si Pelisteri ku e ka filluar karrierën dhe Makedonija Gj.P, ishte pjesë e Kukësit në Superioren e Shqipërisë, Sabail të Azerbajxhanit, Sllaven Bellupo dhe Istra në Kroaci, në Serbi luajti me Mlladost dhe Vozhdovac, ndërsa ishte edhe pjesë e rumunëve të Universitatea Craiova.

Shkupi dhe Tome Kitanovski kanë arritur marrëveshje një vjeçare, ndërsa ai do të bashkohet me ekipin në grumbullimin e parë që pritet të jetë në fillim të muajit qershor. Kujtojmë ditë më parë skuadra nga Çairi nënshkroi edhe me dy majtistët, Fisnik Zuka dhe Blerton Sheji, të cilët erdhën nga Rabotniçki, gjegjësisht Struga Trim Lum.

Leave a Reply