Sulmuesi shqiptarë Edis Spahiu, bënë realitet ëndërrën 17 vjeçare të Tikveshit (VIDEO)

Sulmuesi i talentuar shqiptarë nga Gostivari, Edis Spahiu ka bërë realitet ëndërrën e Tikveshit, skuadër kjo që pas 17 viteve të plota rikthehet në mesin e më të mirëve në futbollin vendor, njofton “infOSport.mk”.

Në ndeshjen e balotazhit kundër Sileksit, të zhvilluar në arenën “Todor Proeski”, Tikveshi mundi minimalisht 1:0 ekipin fitues të Kupës për këtë edicion, duke bërë që skuadra nga Kratova nga edicioni tjetër të luaj në Ligën e Dytë.

Ndeshja nisi qetë dhe pa raste serioze. Që të dyja skuadrat ishin shumë të rezervuara, kjo edhe për shkak peshës së takimit, pasi dihej që skuadra humbëse do të luante në Ligën e Dytë.

Rastin e parë më serioz e kishin futbollistët e Sileksit në minutën e 27-të me anë të Ivanovskit, goditjen e të cilit me kokë mjaft mirë e lexoi portieri Dimovski.

Pasoi një lojë shumë e mirë nga ana e futbollistëve të Tikveshit, të cilët brenda 6 minutave (29-35’), shpërdoruan tre raste të mira, e ku në qendër të vëmendjes ishte sulmuesi shqiptarë, Edis Spahiu, i cili në dy tentativa nuk arriti që të mposhtë portierin Bozhinovski.

Megjithatë, atë që nuk e bëri gjatë pjesës së parë, ish sulmuesi i talentuar i Shkëndijës, 19-vjeçari Spahiu, e bëri në minutën e 54-të, kur pasi pranoi një top në zbraztirë doli i vetëm para portierit Bozhinovski, të cilin këtë herë e mposhti për rezultat 1:0.

Ky gol në fund doli të jetë edhe vendimtarë në fitoren e Tikveshit, skuadër kjo që kishte fat në minutat e fundit, kjo falë edhe dy intervenimeve të suksesshme të portierit Dimovski, që nuk lejoi barazim të rezultatit.

Në fund fitore e madhe për Tikveshin, që falë sulmuesit të talentuar nga Tetova rikthehen në mesin e më të mirëve, ndërsa në anën tjetër Sileksi edhe për herë të dytë do të luaj në Ligën e Dytë, mirëpo kësaj rradhe si fitues aktual i Kupës dhe mbi të gjitha si skuadër që do na prezantojë në garat europiane.

Është kjo hera e parë që ndodh në futbollin e Maqedonisë, që një skuadër nga liga e dytë të na prezantojë në arenën ndërkombëtare. (infOSport.mk)

Foto: ekipa.mk

Leave a Reply