Shkëndija sot përballë skuadrës së Agim Ibraimit

Shkëndija për tre ditë me rradhë ndodhet në Rogashka Sllatina të Sllovenisë, aty ku “kuqezinjtë” po kryejnë fazën e përgatitjeve në prag të ndeshjes së parë eliminatore të Ligës së Kampionëve kundër skuadrës së TNS nga Uellsi.

Ndërkohë sot stafi teknik i “kuqezinjëve” do të ketë testin e parë kundër skuadrës sllovene te Domzhale, pjesë e së cilës janë edhe dy futbollistët tetovar, Agim Ibraimi dhe Zeni Husmani, si dhe shkodrani Rubin Hebaj.

Domzale sezonin e fundit u ndal në vendin e tretë të futbollit slloven, duke siguruar pjesëmarrje në eliminatoret e Liga Europa.

Përballja Shkëndija-Domzhale do të zhvillohet sot në vendin e quajtur Rogatec me fillim në orën 18:00.

Leave a Reply