Aleksovski: Dëshira ime ka qenë të luajë para “Shvercerave”

FC Shkupi prezantoi portierin Igor Aleksovskin, ndërsa pas firmosjes së kontratës ai dha edhe përshtypjet e para të tij për kanalin zyrtar të klubit “bardheblu”.

“Vërtet ndjehem mirë që jam pjesë e këtij klubi. Ajo që më detyroi të bëhem pjesë e kësaj skuadre ishte fakti që nga momenti kur kemi biseduar me kryesinë, më treguan se kanë projekt të ri dhe disa qëllime, që vërtet më pëlqyen dhe jam i lumtur që do të jem pjesë e këtij projekti. Porosia për tifozët e Shkupit është që të vijnë ashtu sikurse kanë ardhur deri më tani në numër të madh, të na përkrahin ashtu sikurse e kanë bërë në çdo ndeshje dhe vërtet e kamë pas dëshirë që të luajë para një tifozerie të tillë.  Pritja ka qenë e mrekullueshme, pasi që me disa futbollistë edhe jemi njohur më parë, me të tjerët u njoftuam dhe më pranuan mirë duke më dëshiruan sukses që së bashku ti arrijmë qëllimet tona”, ka thënë Aleksovski.

Leave a Reply