Messi dhe Argjentina buzëqeshin, kualifikohen në 1/8 e finales

Argjentina dhe Lionel Messi mund të buzëqeshin më në fund, pasi në ndeshjen e tretë vendimtare e regjistruan fitoren më të ëmbël, e cila u siguroi atyre një vend për ndeshjet e 1/8 e finales, njofton “infOSport.mk”.

Të besuarit e Sampaolit të udhëhequr nga Lionel Messi mundën Nigerinë me rezultatin 2:1, me Lionel Messin, i cili shënoi i pari në minutën e 14-të.

Goli i yllit të Barcelonës ishte i vetmi i shënuar gjatë 45 minutave të para, ndërsa pas 6 minuutave lojë në pjesën e dytë, Nigeria përmes penaltisë së përfituar me anë të sistemit VAR dhe të ekzekutuar saktë nga ana e Viktor Moses barazoi shifrat në 1:1.

Për fitoren e madhe të Argjentinës u përkujdes mbrojtësi i Mançester Junajtedit, Markos Roho, i cili duke shfrytëzuar në maksimum harkimin nga e djathta të Merkados, në minutën e 86-të shënoi për 2:1.

Me këtë fitore Argjentina u ndal në pozitën e dytë në kuadër të grupit “D”, me 4 pikë të arkëtuara, ndërsa Kroacia e pagabueshme me 9 pikë siguroi pozitën e parë, pas fitores që arriti sonte ndaj Islandës.

Leave a Reply