Milani ende në pritje, UEFA të mërkurën vendos për të ardhmen në Europë

Skuadra e njohur italiane e Milanit, mbetet ende në pritje për të kuptuar se çfarë do të ndodhë me të ardhmen në Europë.

Vendimi i Dhomës së Gjyqësisë në UEFA, që mund të përjashtojë klubin kuqezi nga kompeticionet europiane për të paktën një vit pas shkeljes së dyfishtë të Marrëveshjes, nuk është zyrtarizuar ende. Të gjitha aludimet flasin për një sezon jashtë Kupave të Europës si dhe bllokimi i merkatos. Vendimi pritet të publikohet zyrtarisht të martën ose të merkurën.

Nëse merren në konsideratë vendimet e marra nga Dhoma e Gjyqësisë që nga viti 2014, për çështjet që lidhen me borxhet e klubeve të tjera apo pagesa të munguara ndaj FISKU, penalizimet më të rënda përfshijnë përjashtimin nga kompeticioni i parë europian që skuadra e dënuar kualifikohet në harkun kohor të 2, 3 ose 4 sezoneve, me gjoba të reduktuara nga ato deri në dhjetra miliona të Marrëveshjes.

Milan është dëshmuar se është mohuar dy herë në një vit nga Marrëveshja vullnetare. Kjo marrëveshje nënkuptonte rikthimin vullnetar në parametrat e Fair Play finanicar. Tani pritet verdikti nga Dhoma e Gjyqësisë, më pas Milan do të ketë 10 ditë në dispozicion për ta ankimuar vendimin në CAS. Kjo vonesë në vendimin e UEFA-s nuk lidhet me tratativat e Milan për gjetjen e pronarëve të rinj, por ndikohet natyrshëm nga procedurat e organit europian.

Leave a Reply