Edhe Zuka konfirmon bisedimet me Renovën, por….!

Pasi gjatë ditës më herët ishte drejtori sportiv, Lirim Saiti, ai që konfirmoi bisedimet me shkupjanin, Fisnik Zuka, është ky i fundit që vetëm vërtetoi të njëjtat, duke bërë edhe më reale pistën e kalimit të tij te skuadra tetovare, njofton “infOSport.mk”.

Megjithatë peng është dokumentacioni, i cili ende nuk është në duart e Fisnik Zukës, që së fundmi ishte pjesë e Flamurtarit të Vlorës.

22-vjeçari skuadrës së Flamurtarit iu bashkua janarin e këtij viti, duke nënshkruar kontratë 18 mujore, kontratë kjo që e mban peng ndoshta edhe transferimin e tij te Renova.

“Po jemi në bisedime e sipër me Renovën, mirëpo pasi nuk kam dokumentacionin në duar nuk mund të them asgjë” – tha shkurt për “infOSport.mk”, Fisnik Zuka.

Ky i fundit pëlqehet nga trajneri i ri i Renovës, Jeton Beqiri, me të cilin shkupjani Zuka kishte punuar te Flamurtari.

Leave a Reply