Hysaj braktis “Serie A”, gati të sfidojë veten në Premierligë

Napoli tashmë ka nisur që të mendojë seriozisht për zëvendësuesin e Elseid Hysajt, në krahun e djathtë të mbrojtjes.

Shkodrani duket se është i lidhur ngushtë me një transferim të mundshëm te Çelzi, drejtimin e së cilës skuadër ditëve në vijim pritet ta marrë tashmë ish trajneri i Napolit, Mauricio Sarri.

Ky i fundit njeh shumë mirë kualitetet e reprezentuesit shqiptarë, i cili do të zëvendësonte David Zapakostën në këtë pozitë, apo edhe Viktor Moses, i cili në disa raste nën drejtimin e trajnerit Antonio Konte ka luajtur në këtë pozitë. Mirëpo që të dy këta futbollistë nuk kënaqin teknikun italian, i cili dëshiron që me vete të marrë edhe Hysajn, i cili pjesë e Napolit është që nga vera e vitit 2015-të. Ai me Napolin ka zhvilluar plotë 135 ndeshje, dhe me siguri se drejtuesit “napolitan” do ta kenë të vështirë për të gjetur zëvendësuesin e tij adekuat.

Sipas asaj që raportojnë mediat në Itali, Napoli si zëvendësues të Hysajt, e sheh Tomas Munier nga rradhët e PSZH-së.

Leave a Reply