Ronaldo te Juve nuk shkon vetë, merr me vetë edhe një tjetër nga Reali!

Kristiano Ronaldo është shumë pranë largimit nga rradhët e Real Madridit, mirëpo si duket portugezi nuk dëshiron të ikën i vetëm nga “Santiago Bernabeu”.

Sipas asaj që raporton “Don Balon”, Ronaldo me vete te kampionët e Italisë pritet të marrë edhe brazilianin, Marselo.

Superylli portugez është gjithnjë e më pranë kalimit te Juventusi për 100 milionë euro dhe tani dëshiron që edhe miku dhe bashkëlojtari i tij, Marselo, t’i bashkohet në Torino.

Madje raportohet se ylli portugez tashmë e ka diskutuar këtë çështje edhe me trajnerin e Juves, Masimiliano Allegri, me qëllim që ky i fundit të kërkojë nga drejtuesit e tij një transferim të brazilianit Marselo në “’Alianc Stadium”.

Leave a Reply