Osmani: Fitorja e thellë dhe pa pranuar gol më gëzon shumë

Trajneri Qatip Osmani kishte mbetur i kënaqur me performancën e futbollistëve të tij në takimin e parë kualifikues të Ligës së Kampionëve kundër Nju Seints, ndaj së cilës skuadër Shkëndija shënoi fitore me rezultatin 5:0, njofton “infOSport.mk”. Pikërisht kjo fitore e thellë, dhe mbi të gjitha pa pranuar gol, e kishte gëzuar edhe më shumë strategun tetovar.

“Uroj futbollistët e mi për këtë fitore të madhe. Edhe pse në disa momente kishin një periudhë të një lje të dobët, megjithatë ishim shumë durimtarë, shumë shpejt ktheheshim në lojë dhe shënonim gola. Edhe para fillimit të ndeshjes thash se dua një fitore pa pranuar gol, dhe atë e arritëm, edhe atë me një fitore të madhe 5:0, që më gëzon shumë” – tha Osmani.

Ndeshjen e kthimit në transfertë, që do të jetë vetëm formalitet, Shkëndija do ta zhvillojë me 17 korrik.

Leave a Reply