Honvedi anulon epërsinë e Rabotniçkit që në pjesën e parë (VIDEO)

Honvedi e ka mbyllur pjesën e parë me dy gola epërsi ndaj Rabotniçkit, duke anuluar në këtë mënyrë epërsinë e “romantikëve” nga ndeshja e parë në Shkup, kur kishin shënuar fitore me rezultatin 2:1, njofton “infOSport.mk”.

Që të dy golat e skuadrës hungareze mbajnë firmën e Filip Holender, i cili golin e parë e shënoi vetëm pas 6 minutave lojë, teksa në minutën e 16-të shënoi edhe golin e dytë në rrjetën e Bozhinovskit.

Që të dy futbollistët shqiptarë në rradhët e skuadrës shkupjane, Lavdrim Fazliu dhe Nehar Sadiki ndodhen në bankinën rezervë.

Leave a Reply