Bajerni e nxjerrë në shitje kilianin Vidal, Ançeloti gati ta marrë te Napoli

Aventura e Arturo Vidal te Bajerni i Munihut duket se është drejt fundit tashmë, ndonëse palët kanë ende edhe një vit kontratë.

Mesfushori kilian nuk preferohet nga trajneri i ri i “bavarezëve”, Niko Kovaç, i cili ka dhënë miratimin për shitjen e tij gjatë kësaj merkatoje.

Nga ana tjetër edhe klubi i Bajernit dëshiron ta shesë këtë verë, për të mos e humbur me parametra zero vitin e ardhshëm.

Për mesfushorin 31-vjeçar interesohen shumë skkuadra, në veçanti nga Italia, ku Napoli i Ançelotit duket në krye të listës së favoritëve për të marrë shërbimet e tij.

Tekniku italian ka stërvitur Vidal gjatë periudhës që drejtoi Bajernin dhe njeh mjaft mirë cilësitë e tij në fushën e lojës, ndërsa edhe vetë kiliani njeh mirë kampionatin italian, duke pasur parasysh se vite më herët ishte pjesë e Juventusit, pjesë e së cilës ishte për plotë 4 vite (2011-2015), para se të kalonte te Bajerni i Munihut.

Leave a Reply