Granit Xhaka provokon serbët edhe nga plazhi (FOTO)

Ylli shqiptarë i Arsenalit Granit Xhaka ka provokuar serbët edhe nga plazhi, duke bërë simbolin e shqiponjës, i cili bëri aq shumë bujë gjatë Kampionatit Botëror në Rusi, kur po i njëjti pas golit të shënuar ndaj Serbisë, festoi golin me shqiponjë, shkruan “infOSport.mk”.

Po të njëjtën gjë pas golit të dytë të shënuar, kur edhe vulosi fitoren e Zvicrës 2:1 ndaj Serbisë, e bëri edhe Xherdan Shaqiri, një tjetër futbollist me origjinë nga Kosova, që gjithashtu mbron ngjyrat e përfaqësueses së Zvicrës.

Për shkak gjestit të tyre FIFA vendosi ti dënojë ata me nga 10 mijë dollarë amerikan, ndërsa e githë kjo ngriti tema diskutimi dhe në Zvicër.

Këtë rradhë Xhaka një gjest të tillë bëri nga plazhi afrikan “Seychelles”, aty ku po shijon ditët e pushimit së bashku me të dashurën e tij Leonita Lekaj, e cila gjithashtu është bërë pjesë e shqiponjës, duke ndihmuar Granitin për të krijuar shqiponjën.

Kësaj rradhe si duket Xhaka do të kalojë pa dënim…

❤️👐🏻❤️ @__ll.gx__

A post shared by Granit Xhaka (@granitxhaka) on

Leave a Reply