Lajmi i fundit, CAS i jep dritë jeshile Milanit për të qenë pjesë e Liga Europa

Gjykata e Arbitrazhit Sportiv në Lozanë i ka dhënë të drejtë Milanit, që të marrë pjesë në ndeshjet e këtij edicioni në Liga Europa. Gjykata ka vendosur në favor të Milanit, sipas “Gazzetta dello Sport” dhe ky është një vendim shumë i rëndësishëm për klubin kuqezi.

Pa dyshim se ky është një lajm shumë i mirë për Milanin dhe gjithë tifozët e kësaj skuadre që do të kenë mundësinë të shohin skuadrën e tyre të zemrës në garat europiane, ndërsa mbi të gjitha me këtë vendim me siguri se asnjë nga senatorët nuk do të largohet.

Kjo do të thotë se tashmë Atalanta do të luajë në turin paraeliminator, ndërsa Milani në vetë grupet e Liga Europa.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply