Ilievski trajneri i Maqedonisë U21, Stankovski i U19

Dobrinko Ilievski është emëruar trajner i përfaqësueses shpresa të Maqedonisë, teksa Goran Stankovski do të udhëheq përfaqësuesen U19. Një gjë të tillë vendosi Këshilli Drejtues pranë Federatës së Futbollit të Maqedonisë në mbledhjen e mbajtur gjatë ditës së djeshme.

Ilievski ka qenë pjesë e stafit teknik te Makedonija Gjorçe Petrovi dhe Vardari, klube me të cilat kishte fituar tre tituj kampion në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ndërsa gjithashtu për katër vite me rradhë ka qenë pjesë e përfaqësueseve për grumpshat e reja të Maqedonisë, duke filluar nga ajo U15 deri në U19.

Sa i përket Stankovskit, karriera e tij si trajner e tëra është e ndërlidhur me Rabotniçkin, ku fillimisht udhëhoqi kategoritë e reja, ndërsa falë rezultateve pozitive ai përveç që u shpall si trajner i ri më i mirë, ai morri edhe besimin e drejtuesve të “romantikëve” për të udhëhequr ekipin e parë.

Ndryshe emri i Stankovskit sa i përket karrierës futbollistike është ngushtë  e lidhur edhe me ish Sloga Jugomagnatin (FC Shkupi), duke qenë pjesë e asaj gjenerate të artë, kur klubi nga Çairi nuk njihte kundërshtarë në futbollin vendor.

Leave a Reply