Dabur i shënon dy gola Shkëndijës gjatë pjesës së parë (VIDEO)

Munas Dabur ka rezultuar i kobshëm për Shkëndijën gjatë pjesës së parë në ndeshjen e turit të tretë eliminatorë, pasi dy golat e tij bënë që Salzburgu në pushim të shkojë me avantazhin 2:0, njofton “infOSport.mk”.

Pikërisht ndaj tij në minutën e 16-të, Enur Totre ndërhyri në mënyrë të palejuar, ndërsa po i njëjti morri përgjegjësinë e ekzekutimit, duke shënuar në rrjetën e Zahov për 1:0.

Shkëndija u kanos në dy tre raste, mirëpo pa sukses, pasi Stankoviç doli të jetë i pamposhtur, ndërsa kur të gjithë menduan se pjesa e parë do të mbyllet me vetëm një gol, një ndërhyrje e palejuar e Mevlan Adilit ndaj Jabo-s, i mundësoi Junuzoviç të ekzekutojë një ndërhyrje të palejuar perfekte nga ana e majtë, kur Dabur vetëm se ndryshoi kahjen dhe mashtroi portierin Zahov edhe për herë të dytë, me golin e shënuar në minutat shtesë.

DABUR I KOBSHEM PER SHKENDIJEN

DABUR I KOBSHEM PER SHKENDIJEN, SHENON NE SEKONDAT E FUNDIT EDHE GOLIN E DYTE NE RRJETEN E ZAHOVSALZBURGU – SHKENDIJA 2:0 (Pjesa e parë)Dabur 16' pen, 45+2'

Публикувахте от infosport.mk в Сряда, 8 август 2018 г.

Rezultat jo i mirë, mirëpo që shpresojmë që Shkëndija në pjesën e dytë, të paktën të shënojë  një gol, i cili do të mbante gjallë shpresat e tyre për ndeshjen e kthimit.

Leave a Reply