Liverpulli gati të transferojë yllin e Lille

Ylli i skuadrës së Lille, Sven Botman, shihet si një përforcim i mundshëm për skuadrën kampione të Anglisë, Liverpull.

Drejtuesit e skuadrës nga “Enfilld Roud”, thuhet se tashmë kanë filluar bisedimet me mbrojtësin e skuadrës së Lille, Sven Botman,  i cili shihet si një zëvendësues i Virxhil Van Dajk.

Eksperti i transferimeve, Dankan Kejstëlls ka zbuluar se skuadra e “Reds” për shërbimet e 20 vjeçarit është e gatshme të harxhojë rreth 15 milionë sterlilna.

Kujtojmë trajneri Jurgen Klop po ka shumë probleme në vijën defanzive, pas dëmtimeve të Virxhil Van Dajk dhe Xho Gomez, ndaj dhe drejtuesit e skuadrës po shohin mundësinë që të sjellin një mbrojtës për pjesën e mbetur të sezonit, ku Liverpulli sërish pretendon titullin e kampionit.

Leave a Reply