FFM cakton arbitrat e xhiros së parë, Stavrev në Tetovë, Meçkarovski në Kratovë

Këtë fundjavë starton sezoni i ri në Ligën e Parë Futbollistike të Maqedonisë, ndërsa që sot Federata e Futbollit të Maqedonisë ka vendosur emrat e arbitrëve që do të ndajnë drejtësinë në ndeshjet e javës së parë, njofton “infOSport.mk”.

Derbi ndeshjen e javës midis Shkëndijës dhe Vardarit do ta ndajë Aleksandar Stavrev, të cilit do ti ndihmojnë edhe Dejan Kostadinov dhe Goce Petreski, teksa arbitër i katërt do të jetë Dejan Dimitrijeviq.

Dimitar Meçkarovski, një arbitër tjetër ndërkombëtarë do të jetë kryesori i takimit në Kratovë midis Sileksit dhe FC Shkupit, ndërsa Marjan Gocevski do të ndajë drejtësinë në ndeshjen midis Rabotniçkit dhe Renovës në arenën “Filipi i Dytë”. Dejan Jakimovski do të jetë kryesori në takimin midis Pobedës dhe Bellasicës, ndërkohë ndeshjen ndërmjet Akademia Pandevit dhe Makedonija Gjorçe Petrovit do ta drejtojë Jovan Kaçevski.

Leave a Reply