Godet Vëllazërimi, transferon reprezentuesin e Maqedonisë që vjen nga Zvicra

Vëllazërimi ka bërë një super transferim në prag të sezonit të ri futbollistik në Ligën e Dytë – Perëndim, njofton “infOSport.mk”.

Skuadra kërçovare gjatë ditës së sotme ka siguruar shërbimet e talentit 21-vjeçar Shaip Tela, i cili te Vëllazërimi vjen nga Zvicra. Ndryshe bëhet fjalë për një qendërmbrojtës me origjinë nga Struga, i cili gjithashtu mund të luaj edhe në krahun e djathtë të mbrojtjes, ndërsa te Vëllazërimi vjen nga rradhët e FC Bassecourt, që së fundmi garonte në Ligat e ulëta zvicerane.

E gjithë karriera e tij është ndërtuar në Zvicër, ndërsa hapat e parë i kishte bërë te skuadra e dytë e Ksamaks, nga e cila në shkurtin e vitit 2017-të ishte transferuar te FC Bassecourt. Sezonin e kaluar me këtë skuadër zhvilloi 20 ndeshje kampionale, ndërsa edhe dy ndeshje tjera në kuadër të Kupës.

Ai njëkohësisht ka qenë edhe pjesë e përfaqësueses U18 të Maqedonisë, me të cilën skuadër kishte regjistruar 7 ndeshje dhe një gol, teksa si pjesë e Maqedonisë U19 në dy ndeshje kishte realizuar 3 gola.

Leave a Reply