Formacionet zyrtare, Salzburgu-Shkëndija, Osmani lë në bankinë Eminin

Shkëndija me fillim në ora 19:00 do të zhvillojë ndeshjen e parë të raundit të tretë eliminatorë të Ligës së Kampionëve kundër Salzburgut, njofton “infOSport.mk”.

Kur kanë mbetur edhe më pak se një orë lojë, trajnerët e të dyja skuadrave kanë bërë të ditur formacionet zyrtare me të cilat do të zbresin në fushë. Trajneri i Shkëndijës për dallim nga ndeshja e fundit europiane, ajo kundër Sherif Tiraspol, vjen me vetëm një ndryshim, edhe atë në vijën ofenzive, ku vendin e Izair Eminit do ta zë, Valmir Nafiu, teksa në krahun e majtë të mbrojtjes do të luaj sërish Mevlan Murati.

Sa i përket Salzburgut, trajneri Rose ka vendosur që të luaj me skemën 4-2-2, ku sulmi do të udhëhiqet nga dyshja Yabo-Dabur, me këtë të fundit që ka shënuar 4 gola në tre ndeshjet e fundit.

Leave a Reply