A.Pandev ndërpreu serinë prej 10 ndeshjeve kampionale pa humbje të FC Shkupit

Akademia Pandev me fitoren e sotme minimale 1:0 ndaj FC Shkupit, i ka dhënë fund serisë prej 10 ndeshjeve pa humbje të skuadrës “bardhekaltër” në kuadër të ndeshjeve kampionale, njofton “infOSport.mk”.

FC Shkupi që sot udhëhiqej nga trajneri kondicional, Orhan Abdi për shkak largimit të trajnerit kryesor Zekirja Ramadani, pësoi disfatë minimale 1:0, që ishte e para pas muajit prill.

Për herë të fundit FC Shkupi që kishte pësuar disfatë në një ndeshje kampionale, kishte ndodhur me 22 prill, kur në Tetovë ishte mundur nga Shkëndija me rezultatin 2:0. Që nga ajo ndeshje, “bardhekaltërit” nga Çairi në 10 ndeshje kampionale, përfshirë edhe dy ndeshjet e para të edicionit të ri, kishte arritur 5 fitore dhe 5 barazime.

Rikujtojmë FC Shkupi në të dyja ndeshjet e para të sezonit 2018/2019 kishte regjistruar barazime, edhe atë kundër Sileksit në Kratovë dhe Pobedës në Çair.

Leave a Reply