Super lajm, portieri i Mançester Sitit i thotë “PO” përfaqësueses së Kosovës

Përfaqësuesja e Kosovës e ka bërë një hap të madh në rrafshin e përforcimeve për ndeshjet e ardhshme, duke filluar nga ato që do t’i zhvillojë në Ligën e Kombeve. Së fundmi kjo përfaqësuese ka arritur që në rradhët e veta të sjellë edhe portierin 19-vjeçar të Mançester Sitit, Arjanit Muriqi, i cili këtë fundjavë ishte portier rezervë i skuadrës kampione angleze, pas lëndimit të portierit të dytë Klaudio Bravo.

Në fakt drejtuesit e Sitit e kishin huazuar Muriqin tek NAC Breda në Holandë, por vetëm pas një muaji qëndrim, ai u rikthye në Angli.

Muriqi iu bashkua Mançester Sitit gjatë vitit 2016 nga skuadra zvicerane  e Grasshopers dhe deri më tani ka mbrojtur për grupmoshat U18 dhe U23.

I gjatë 1,98 centimetra, Muriqi ishte pjesë e Kombëtares së Malit të Zi për U21. Ai pritet të jetë pjesë e Përfaqësueses së Kosovës për ndeshjen e 7 shtatorit, kur Kosova në Baku do të përballet me Azerbajxhanin.

Përpjekjet e pareshtura të ish presidentit të ndjerë të Federatës së Futbollit të Kosovës, Fadil Vokrri,  e ku bashkë me të në ato takimi i pranishëm ishte edhe presidenti i tanishëm Agim Ademi, bashkë edhe me menaxherin Bajram Shala, për të sjellë futbollistë të ri e të talentuar në Kombëtaren A, u kurorëzuan me sukses.

Pas disa muajve bisedime të frytshme, sot portieri i Mançester Sitit, Arjanit Muriqi i tha “PO” përfaqësueses A të Kosovës.

Arjanit Muriqi, i gjatë 198 cm që aktualusht luan me ekipin U23, me Mançester Sitin ka kontratë deri në vitin 2021.

Leave a Reply