Ademi lëndohet, Dinamo eliminohet nga Liga e Kampionëve

Lëndimi i Arijan Ademit është treguar i kobshëm për Dinamo Zagrebin, skuadër kjo e cila u eliminua sonte nga garat e Ligës së Kampionëve Europian, njofton “infOSport.mk”. Edhe pse ishin shumë pranë kualifikimit, si duket largimi nga loja i kapitenit Arijan Ademi për shkak lëndimit, prishi planet e kroatëve, të cilët edhe përkundër avantazhit që kishin që nga minuta e 7-të me golin e Hajroviç, në fund pësuan disfatë me rezultatin 1:2.

Hero i skuadrës zvicerane në këtë ndeshje ishte ish sulmuesi i PSZH-së, Giljemo Horo, i cili realizoi që të dy golat, kur fillimisht nga penaltia në minutën e 64-të barazoi shifrat në 1:1, ndërsa vetëm dy minuta më pas arriti që të shënojë edhe golin e dytë, që në fund u tregua si vendimtarë në kualifikimin e Jang Bojs për në grupet e Ligës së Kampionëve, ku gjithashtu një vend siguruan edhe AEK-u grek dhe skuadra gjigande holandeze, Ajaksi.

Kjo e fundit sonte barazoi 0:0 ndaj Dinamo Kievit, ashtu që falë fitore 3:1 nga ndeshja e parë u kualifikua aty ku edhe e ka vendin, ndërsa AEK-ut i mjafoi fitorja 2:1 nga ndeshja e parë ndaj hungarezëve të Mol Vidi, të cilët sonte në Greqi nxorrën një barazim 1:1.

Nesër mbrëma në program janë edhe tre ndeshje të tjera, kur edhe përfundimisht do të mësohen edhe tre skuadrat e fundit udhëtuese për në fazën e grupeve.

Rikujotjmë të gjithë 6 skuadrat e eliminuara në fazën “play-off” të Ligës së Kampionëve vazhdojnë garat e tyre në grupet e Liga Europa.

Leave a Reply