Maqedonia dhe Kosova ndahen miqësisht

Ndeshja e parë miqësore nga gjithsej dy që duhet zhvilluar përfaqësueset femra të Maqedonisë dhe Kosovës e zhvilluar në qendrën sportive “Petar Milloshevski” pranë FFM-së është mbyllur me barazim pa gola, njofton “infOSport.mk”.

Ishte kjo një ndeshje e barabartë, ku të dyja skuadrat kishin rastet e tyre, ndërsa ato më konkrete ishin për vashat kosovare, që në tre raste qëlluan shtyllën.

Një pingule pati edhe për futbollistet e Maqedonisë, që patën edhe disa gjysmë raste tjera, mirëpo jo edhe për të shënuar gol në rrjetën e përfaqësueses kosovare.

Këtë ndeshje e ndoqi edhe presidenti i Federatës së Futbollit të Maqedonisë z. Muhamet Sejdini, i cili njëherit mirëpriti znj. Vjollcë  Krasniqi, anëtare e KE-së, si dhe dy zyrtarët e Federatës së Futbollit të Kosovës, shefin e financave,  z. Agim Gashi dhe zyrtarin për integritet z. Ejup Osmani, që  kishin ardhur enkas për ta ndjekur ndeshje.

Ndryshe këtë ndeshje e drejtoi arbitrja strugane Besa Lleshi, me ndihmëset e saja Vjollca Izeiri, Maroja Koneska e Tamara Cvetanovska.

Ndeshja e dytë midis këtyre dy përfaqësueseve do të zhvillohet të dielën (2 shtator) po në njërën nga fushat e qendrës stërvitore “Petar Milloshevski” pranë FFM-së me fillim në ora 17:00.

Leave a Reply