ZYRTARE, gjakovari Grezda prezantohet te Gllazgou Renxhersi

Futbollisti gjakovar, Eros Grezda, që njëkohësisht mbron edhe ngjyrat e Kombëtares shqiptare, prej sot edhe zyrtarisht i është bashkuar skuadrës gjigande skoceze të Gllazgou Renxhersit. Lajmi është konfirmuar edhe nga vetë faqja e zyrtare e 56-herë kampionëve të Skocisë.

Grezda Renxhersit i bashkohet nga Osijeku i Kroacisë, ndërsa kjo lëvizje pa dyshim se është një hap i madh në karrierën e 23-vjeçarit, i cili do të ketë nderin të punoj me një trajner, si legjenda e Liverpullit Stiven Zherard.

Gllazgou Renxhers për shërbimet e Grezdës ka paguar 2 milion sterlina, ndërsa kontrata e futbollistit shqiptarë me klubin e njohur skocez është për 4 vite.

Leave a Reply