Toshevski zëvendësuesi i Arian Ademit te Maqedonia

Edhe pse në konferencën për shtyp gjatë publikimit të listët me futbollist që do t’i llogarisë për startin e Ligës së Kombëve paralajmroi se nuk do të ketë emra të rinjë, megjithatë seleksionuesi Igor Angellovski ka bërë ftesë shtesë për futbollistin e Vardarit, Kristijan Toshevski. Kjo ftesë vjen pasi u mësua se lëndimi i Arian Ademi është serioz dhe shqiptari do të jetë jashtë fushave për 1 muaj.

Në këtë situatë Toshevski do të plotësojë vendin e Ademit për dy ndeshjet e shtatorit. Përfaqësuesja e Maqedonisë me 6 shtator luan me Gjibraltarin në transfertë, ndërsa tre ditë më vonë në Shkup pret Armeninë.

Leave a Reply