Formacioni i Maqedonisë ndaj Gjibraltarit

Përfaqësuesja e Maqedonisë sonte nis rrugëtimin e saj në Ligën e Kombeve, kompeticion ky më i ri nga ana e UEFA-s.

Kundërshtarë i “verdhekuqve” do të jetë përfaqësuesja e Gjibraltarit, një skuadër modeste nga e cila të përzgjedhurit e trajnerit Igor Angellovski presin fitore.

Tashmë është mësuar edhe 11-ja që do të tentojë të marrë fitoren nga kjo ndeshje dhe që ka marrë besimin e seleksionuesit Angellovski, i cili ashtu edhe siç pritej portën i’a ka besuar Stole Dimitrievskit, në mbrojtje në krahë do të luajnë Stefan Ristovski dhe Ezgjan Alioski, i cili do të ketë edhe detyra ofenzive, ndërsa në qendër të vijës së fundit do të luajnë Visar Musliu dhe Kire Ristevski.

Në mesfushë do të veprojnë Boban Nikolov, Stefan Spirovski dhe Enis Bardhi, ndërsa si futbollist më të avansuar do të jenë Goran Pandev, Aleksandar Trajkovski dhe Ivan Triçkovski, që po kalon në një formë shumë të mirë me ekipin e tij AEK Larnaka.

Ndeshja Gjibraltari-Maqedonia zhvillohet në “Viktoria Stadium” me fillim në ora 20:45, ndërsa drejtësinë do të ndajë danezi, Maae.

Leave a Reply