Renova të shtunën miqësore ndaj Vëllazërimit në Kërçovë

Renova dhe Vëllazërimi pauzën në futbollin vendor për shkak paraqitjes së përfaqësueses së Maqedonisë në Ligën e Kombeve do ta shfrytëzojnë për një ndeshje miqësore që do ta zhvillojnë në Kërçovë, njofton “infOSport.mk”.

Njëherit kjo do të jetë edhe përballja e parë për trajnerin e Vëllazërimit, Bujar Islami që do ta zhvillojë kundër ish skuadrës së tij, Renovës, ku kishte kaluar shumë vite si ndihmës trajner, duke qenë pjesë edhe e sukseseve më të mëdha të skuadrës nga Xhepçishti, kur kjo skuadër shpallej kampion dhe fitonte Kupën e Maqedonisë.

Vëllazërimi nën drejtimin e tij në fundjavë morri fitoren e parë pas tre xhirove në Ligën e Dytë, ndërsa në anën tjetër Renova në  tre ndeshjet e fundit kampionale në Ligën e Parë ka marrë vetëm një barazim, edhe atë këtë fundjavë, kur luajti baraz 1:1 ndaj Makedonija Gjorçe Petrovit.

Kjo pauzë do të jetë e mirëseardhur për të dy trajnerët, të cilët do të kenë kohë për të përmirësuar gabimet e shfaqura në ndeshjet e deritanishme, ndërsa ndeshja miqësore e së shtunës, me siguri se do ju shërbejë atyre për të provuar edhe gjitha futbollistët që kanë në dispozicion, apo ndoshta edhe ndonjë skemë të re, me qëllim për të ndrushuar diçka në formacionet e tyre dhe të nisin një seri të rezultateve pozitive.

Ndeshja Vëllazërimi – Renova të shtunën në Kërçovë do të startojë në ora 16:30.

Gjithsej të etiketuara

Leave a Reply