Buzëqesh Shkupi, vjen fitorja e parë “bardhekaltër” (VIDEO)

FC Shkupi në javën e 6-të të sezonit të ri ka arritur fitoren e parë, e cila mund të shihet si kthesë për të vijuar me fitore kjo skuadër, që para fillimit të kampionatit, sidomos pas transferimeve të bëra konsiderohej si një ndër skuadrat pretendente për titullin e kampionit, njofton “infOSport.mk”.

Megjithatë gjërat nuk shkuan ashtu siç i menduan drejtuesit “bardhekatër”, duke filluar që nga Muarem Muarem , i cili doli pozitiv në doping testin nga ana e UEFA-s pas ndeshjes së parë eliminatore kundër Gllazgou Renxhersit në  kuadër të eliminatoreve për Liga Europa, e deri edhe te shkarkimi i trajnerit Zekirja Ramadani, që erdhi pas eliminimit turpërues të skuadrës nga Kupa e Maqedonisë, kur u mundën nga skuadra e Ligës së Dytë, Kit Go.

Megjithatë buzëqeshja u rikthye sot në taborin “bardhekaltër” pas fitores 2:1 ndaj Makedonija Gj.P, që njëherit ishte edhe e para nën drejtimin e strategut turk, Hajati Sojdash.

SHKUPI AVANSON NDAJ MAKEDONIJA GJ.P

SHKUPI AVANSON NDAJ MAKEDONIJA GJ.PFC SHKUPI – MAKEDONIJA GJ.P 1:0(S. Muharemi 9')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 септември 2018 г.

Fitoren e FC Shkupit e paralajmëroi i riu Suhel Muharemi që në minutën e 9-të, kur  përfitoi nga një devijim i portierit Marko Jovanovski, pas asaj goditje të fuqishme nga gjuajtja e lirë e Viktor Angellov.

FC Shkupi kishte kontroll të lojës edhe në minutat në vijim të takimit, mirëpo deri tek goli i dytë nuk erdhën, ashtu që në pushim skuadrat shkuan me vetëm një gol, që fliste në anën e vendasve.

Makedonija Gj.P barazon ndaj FC Shkupit në Çair

Makedonija Gj.P barazon ndaj FC Shkupit në Çair FC SHKUPI – MAKEDONIJA GJ.P 1:1(H. Kirovski 54')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 септември 2018 г.

Me të filluar pjesa e dytë, Shkupi tentoi të merrte zotërimin e topit, mirëpo megjithatë të parët që shënuan në këtë fraksion ishin mysafirët, kur një goditje e Kirovskit nga distanca me të majtën e tij përfundoi pas shpinës së portierit Igor Aleksovski, i cili për herë të parë këtë edicion morri përparësinë e të qenurit portier i parë nga ana e trajnerit Sojdashi.

Goditja e bukur e Stojkoskit dhe super intervenimi i Marko Jovanovskit

Goditja e bukur e Stojkoskit dhe super intervenimi i Marko Jovanovskit

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 септември 2018 г.

Pasuan dy tentativa të futbollistëve vendas me Kristijan Stojkoskin, giditjen e të cilit portieri Marko Jovanovski me gishtërinjtë e tij e devijoi në rivënie nga këndi në minutën e 59-të, ndërsa në minutën e 62-të i njëjti kishte shumë fat pasi goditja e Basilio Ndong nga e majta përfundoi vetëm në shtyllë.

Basilio Ndong shume pak mungonte qe te shenonte nje super gol ne rrjeten e Marko Jovanovskit

Basilio Ndong shume pak mungonte qe te shenonte nje super gol ne rrjeten e Marko Jovanovskit

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 септември 2018 г.

Mirëpo këtyre huçjeve u erdhi fundi në minutën e 75-të, kur Bazhe Ilijoski nga penaltia shënoi golin e fitores për FC Shkupin. Stojkoski për mrrekulli asistoi brenda zonës për Viktor Angellov, i cili u ndal në mënyrë të palejuar nga ana e Martin Blazhevskit, ndërsa edhe përkundër protestave të shumta nga ana e mysfairëve, Meçkarovski nuk ndryshoi mendje, duke treguar në pikën e bardhë.

Penaltia e FC Shkupi ndaj Makedonija Gj.P

Penaltia e FC Shkupi ndaj Makedonija Gj.P

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 септември 2018 г.

Përgjegjësinë e morri futbollisti më me përvojë, Bazhe Ilijoski, i cili nuk gaboi dhe në ato momente kaloi në epërsi FC Shkupin, duke i siguruar në këtë mënyrë fitoren e parë skuadrës së tij, transmeton “infOSport.mk”.

FC SHKUPI AVANSON NDAJ MAKEDONIJA GJ.P

FC SHKUPI AVANSON NDAJ MAKEDONIJA GJ.P FC SHKUPI – MAKEDONIJA GJ.P :(B. Ilijoski ')

Публикувахте от infosport.mk в Неделя, 23 септември 2018 г.

Ndryshe për Ilijoskin ishte ky goli i dytë këtë edicion, dhe sërish i realizuar nga pika e bardhë, pas atij në ndeshjen në Kratovë kundër Sileksit.

Me këtë fitore FC Shkupi tashmë renditet në pozitën e 6-të me 5 pikë, po aq sa kanë edhe Sileksi dhe Bellasica në pozitat 7 dhe 8, ndërkohë dy pozitat e fundit në renditje janë të rezervuara për Renovën dhe kundërshtarin e sotëm të “bardhekaltërve” nga Çairi, Makedonija GJ.P.

Leave a Reply