UEFA vendos: Gjermania do të organizojë “Euro 2024”

Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s ka vendosur që Gjermania do të jetë organizatorja e Kampionatit Evropian të vitit 2024, pas votimit që u realizua në Nion të Zvicrës, aty ku projekti gjerman mundi atë turk.

Berlini, Këlni, Dortmundi, Dyseldorfi, Frankfurti, Hamburgu, Lajpcigu, Shtutgarti dhe Mynihu do të jenë qytetet ku do të luhen ndeshjet.

Gjermania ka organizuar më parë edhe Evropianin e vitit 1988, përveç Botërorëve të vitit 1974 dhe 2006.

Leave a Reply